Projekte

Projekti C4EE

Eshte nje projekti financuar nga Giz dhe bazohet ne metodat e trajnimit mundesuar nga Swisscontact.  Qellimi i projektit eshte futja ne tregun e punes te te rinjeve dhe emigranteve te kthyer ne Qytetin  Kavajes. Qyteti i Kavajes eshte nje qytet i vogel bregdetar ne perendim te Shqiperise dhe qe u demtua  shume nga termeti dhe COVID-19.

  • 60 Pjesemarres
  • 162 trajnime ne grup dhe individe te vecante
  • 16 pjsemarres kane perfituar nga kurse trajnimi profesionale ne profesione te ndryshme
  • 28 Pjesemarres jane mbeshtetur me materiale sanitare dhe mjete te nevojshme ditore ne punet e tyre gjate periudhes se pandemise.
  • 9 pjesemarres jane mbeshtetur me mjetet e nevojshme ne baze te planeve individuale per zhvillimin e biznesit
  • 3 aktivitete jane organizuar ne Kavaje
  • 32 emigrant te kthyer kane perfituar nga projekti i punesimit

 

Projekti ne shtepi, por jo vetem

Qellimi i projektit ishte tu ofrohej ndihme kategorive me te ekspozuara me semundje kronike dhe atyre ne  nevoje ne zonat rurale te Kavajes si dhe edukimi e tyre ne lidhje me Pandemine e COVID-19.

Gjate fushates se ndergjegjesimit grupe vullnetare shperndane postera ,pajisje higjeno sanitare dhe mjete  mbrojtese anti Covid iu shperndan grupeve target dhe familjeve te tyre

  • 20 persona perfituan keshillim mjeksore intensiv per COVID-19 730 persona u mbeshteten me materiale higjieno-sanitare
  • 20 vullnetare u bene pjese aktive e projektit

Projekti – Njohja e aftesive te fituara gjate punes  

Certifikimi i njohurive (PLR) eshte pjese plotesuese e aktiviteteve qe Albcontact. Ai ofrohet si pjese te  portofolit te diversifikuar ne profesionet e buke-pjekesit. Per emigrantet e kthyer eshte i rendesishem  çertifikimi i njohurive dhe aftesive te fituara ne emigrim, ne menyre qe te liçensohen nga shteti dhe  te hapin bizneset e tyre.

  • 15 testime (PLR) per çertifikim jane organizuar per vitet 2019 dhe 2020.
  • 70 mjeshtra Bukepjekses dhe pasticier ne Shqiperi jane çertifikuar si Mjeshter dhe Ndihmes  mjeshter

 

Projekti -Ndermjetsim per punesim

Albcontact po zhvillon projektin ndermjetesim per punesim ne rajonin e Durresit dhe Tiranes. Per kete  qellim ne kemi zhvilluar dhe konsoliduar sistemet dhe metodologjite e duhura brenda organizates. Situatat  e Termetit dhe Pandemise kane krijuar nje boshllek ne ushtrimin normal te aktivitetit te  ndermjetesimit per punesim per shkak te veshtiresive qe kane hasur bizneset.