Albcontact Center është një organizatë Jo-fitimprurëse që vepron në fushën e pregatitjes profesionale, kualifikimin e personave me qëllim aksesimin e tyre në tregun punës si dhe ndërmjetësim për punësim kryesisht të të rinjve të papunë nëpërmjet afrimit të nevojave që ka biznesi për staf të kualifikuar punëkërkues të papunë.
″Albcontact Center″ është themeluar në Tetor të Vitit 2010 dhe është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me status OJF, e cila ushtron veprimtarinë e saj në adresen: Lagjja Nr.3, Rruga ″Velja″, Durrës.dhe Tirane Ruga Sami Frasheri , Brigada 8 te . Drejtohet nga Bordi i Drejtorëve, të cilët janë ekspertë në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe
Që nga Maji i vitit 2012, ″Albcontact Center″, është marrë me implementimin e kurseve afatshkurtra dhe afatmesme në profesionin e Prodhuesit të Brumrave; me ndërmjetësim për punësim të punëkërkuesëvë dhe afrimin e tyre me nevojat e biznesit për staf të kualifikuar, brenda territorit Tiranë –Durrës. Po ashtu, me konsulencë dhe gjurmim tregu, me qëllim evidentimin e kërkesës dhe ofertës për punë.
Zhvillimi i trajnimeve në profesionin e Prodhuesit të brumrave. Përfituesit kanë qenë nxënës dhe mësues të shkollës Teknologjike Hysen Cela Durrës, biznesmene dhe anëtarë të shoqatës kombëtare dhe lokale të Prodhuesve të Brumrave, të rinj të papunë që kanë dashur të mësojnë një zanat për t’u punësuar apo për të nisur një biznes, individë nga grupe të margjinalizuara . Nga këta, 120 persona janë të certifikuar me titullin “Ndihmës i Parë” nga ″Albcontact Center″ dhe të njohur nga Ministria e Financave dhe e Punës së Shqipërisë.
Profil
- Home /
- Profil